Duro: Pjestarë të familjes sime po qanin pas eliminimit të Gjermanisë

Eliminimi i Gjermanisë është padyshim kryefjala e momentit në mbarë opinionin sportiv përfshi edhe atë në Shqipëri ku ka jo pak tifozë me këtë kombëtare.

Në lidhje me këtë disfatë të hidhur foli edhe trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, i cili i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, më televizionin “Neës 24”, u shpreh:

“Eliminimi i Gjermanisë, është lajm kudo! Në Shqipëri ka shumë përkrahës të futbollit gjerman. Kam pjesëtarët e familjes që i lashë duke qarë sepse u eliminua Gjermania. Gjermania atë që ka mbjellë ka korrur.

Japonia është surprizë, e ka merituar plotësisht kalimin më tej. Fitoi me Gjermaninë dhe Spanjën. Humbi me Kosta Rikën, por e dominoi totalisht. Dhe atë ditë duhet të fitonte Japonia.

Gjermani ka probleme në repartin difensiv. Ka lojtarë shumë të talentuar në pjesën ofensive, por ka probleme shumë në mbrojtje. Nuk kanë stabilitet. Ndryshime të shumta në formacion”, u shpreh Duro.

Kujtojmë se sot është dita e fundit e ndeshjeve në grup pasi luhen ndeshjet e fundit në dy grupet e fundit për të përcaktuar kalendarin e plotë të fazës 1/16.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *