Po luhet në këto momene sfida mes Serbisë dhe Zvicrës dhe momentalisht është 2-3 për helvetët që kalojnë në raundin tjetër me këtë rezultat.
Nuk kanë munguar sigurisht as gjestet e forta në këtë takim duke ditur se bëhet fjalë më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli.
Vlahovic kur shënoi golin e avantazhit të momentit festoi duke kapur organin e tij gjenital, gjë që nuk u prit mirë nga tifozët zviceranë.
Por dikush si Granit Xhaka nuk mund të rrinte pa i kthyer reston dhe në një video që po bëhet virale shihet shqiptari duke bërë të njëjtin gjest.SHIH VIDEON
Një përshëndetje për Vlahovic dhe sigurisht gjithë serbët që nuk ju ka pushuar goja së thirruri “Kosova është Serbi” në tribuna.
Sigurisht që FIFA nuk duhej ta lejonte këtë gjë, por kur bëhet fjalë për serbët, FIFA e mbyll gjithmonë njërin sy apo me raste dhe të dy.