Milani ka rinisur sot nga puna ne Milanello pas plot 19 ditesh pushim absolut dhe do te duhet te beje nje faze pergatitore si te veres dhe te ndare ne dy pjese mes stervitjeve ne Itali dhe atyre ne Dubai ku do te kete edhe dy miqesore prestigjoze ndaj Liverpool dhe Arsenal.
Parashikohet qe keto dite te kete edhe nje miqesore ndaj Lumezzane, ekip i Serie C, per te pare gjendjen e futbollisteve. Stefano Pioli ka përgatitur me kujdes planin e punës për këto javë, në pjesën e dytë të sezonit kërkon një skuadër brilante, gati për të bërë një garë kundër Napolit.
Edhe gjatë pushimit vazhduan takimet me stafin e tij teknik dhe madje trajneri ka qene ne kontakt me cdo futbolliste qe ishte me pushime per t’i dhene programin ditor, duke ditur se disa jane stervitur me shume se te tjeret gjate kesja kohe.
Ne fakt, Maignan, Calabria dhe Saelemaekers kane vazhduar punen e tyre dhe jane gati per t’u kthyer, kurse do te duhet pak me shume kohe per Ibrahimovic dhe Florenzi.
Megjithatë, lajmi i vërtetë është në mendjen e Stefano Piolit dhe stafit të tij. Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, trajneri kuqezi po mendon seriozisht kalimin nga 4-2-3-1 në 4-3-3 pasi tashme do te kishte plot 1 muaj kohe per te provuar dhe sepse do te kishte ne skuadren e tij direkt shume titullare si Tomori, Kalulu, Maignan, Calabria, Tonali, Bennacer, Diaz, Rebic, Saelemaekers dhe Messias…
Nje tredhembesh te paster pra, me Diaz te zhvendosur në të djathtë, duke qene se kishte dhënë përgjigje të shkëlqyera në ndeshjet e fundit të ligës. Pikerisht ky ndryshim do te prekte edhe De Ketealere qe do te kalonte ne te djathte gjithashtu…
Sido që të jetë, nuk do të harrohet plotësisht formacioni me tre mesfushorë sulmues. Me shumë mundësi do të ketë një alternim midis dy llojeve të stërvitjeve që për momentin janë më të përshtatshme për karakteristikat e skuadrës kuqezi.