Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “974”, ku dhe do të luhet kjo sfidë në orën 20:00.
Të gjithë tifozët që kanë shkuar me simbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë.
Ndër të tjera, ata të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme. Disa të tjerë janë detyruar të shkojnë e të ndërrojnë veshjet e tyre, pasi çdo simbol u është marrë nga rojet.
Hyrjet e tifozëve po ashtu po bëhen në distancë për të shmangur konfliktet. Zvicra renditet e dyta në grupin G me 3 pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm 1 pikë.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka dhënë deklaratën e tij në prag të ndeshjes vendimtare kundër Serbisë, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:00. Yakkin ka zbuluar se mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është gati për të luajtur në këtë sfidë.
“Shaqiri dhe Okafor janë gati për të luajtur nesër, ndërsa Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por edhe ata të dy do të jenë në formë nesër”, ka thënë Yakin.