Alfred Cako i paska shumë inat gratë shqiptare: Ç’u duhet doktoratura atyre? Të lindin fëmijë deri në 23 vjeçe

Deklarata e Alfred Cakos në “Rrethi katror”, ka nxitur debate të shumta në rrjet orët e fundit. Teksa fliste për barazinë gjinore, Cako u shpreh se femrat nuk kanë nevojë të bëjnë doktoraturë, por të mjaftohen me arsimin e lartë dhe masterin, pasi sipas tij detyra e tyre është të merren me familjen.

“Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç”-shprehet Cako.

“Unë jam për barazi midis femrës dhe mashkullit, por jo në kuptimin e barazisë që i japin këto teoritë feministe. Nuk është barazi që femra të shkojë të bëjë doktoraturë dhe burri të lajë pjatat e të rrisë fëmijët.

Sepse Zoti e ka bërë që femra duhet të edukojë fëmijët dhe burri duhet të bëjë doktoraturë dhe të punojë. Femra duhet të jetë komandante dhe ministre e brendshme në shtëpi dhe burri duhet të jetë komandant jashtë shtëpie.

Kjo është në përgjithëse se ka dhe raste të veçanta kur një femër ëshët talent i madh dhe sigurisht do t’i bëjë, por jo të kthehet në modë që femrat të bëjnë doktoraturë.

Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç. Ç’është kjo që femrat deri 40 vjeç vazhdojnë shkollën”, tha Cako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *