Katari ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u tallur me Gjermaninë. Këta të fundit u eliminuan nga Botërori pasi Japonia mundi Spanjën.
Gazetarët e Qatari TV kanë mbyllur gojën ashtu si protesta e Gjermaninë në ndeshjen e parë dhe tundnin dorën si për të thënë: “Mirupafshim”.
https://twitter.com/i/status/1598629300822949888
Inat, zhgënjim, befasi. Kështu është zgjuar Gjermania pas eleminimit, për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Botërorit. Kishte ndodhur në 2018, u përsërit në 2022. Gjithçka pasi kishin ngritur trofeun në 2014. Te Gjermania e kanë të vështirë të kuptojnë, përse ata lojtarë që me Bajernin e Mynihut në Champions League shkëlqejnë, në kombëtare hasin vështirësi? Neuer, Kimich, Goretzka, Muller, Sane, Gnabry, Musiala: ishin 7 bavarezë në skuadër, por i vetmi që spikati ishte Musiala, më i riu dhe ai që ka fituar më pak. Përveç tij të tjerët nuk u panë, nuk ishin vendimtarë. Tradhëtuan sërish.
Mediat kryesore gjermane tregojnë që nga disfata me Japoninë në debutim për një skuadër të ndarë në shumë grupe. Lojtarë të Bajernit kundër atyre të Dortmundit (5 të tillë), të rinj kundër veteranëve, sulmi kundër mbrojtjes. “Fundi i një skuadre mashtruese” titullon Sport1, që ngre gishtin e akuzës kundër sjelljes së lojtarëve.
“Në grup kishte lojtarë që kanë fituar Championsin, që kanë dominuar Premier League, që kanë qenë kampionë bote, por nuk funksionoi asgjë”. Nuk ka qetësi në dhomat e zhveshjes, aq sa kundër Japonisë, Flick u kritikua për vendimin për të hequr Gundogan, më të mirin në fushë, për të futur Goretzka. “Një vendim i marrë për të mos mërzitur lojtarin e Bajernit dhe jo për motive tekniko-taktike”, akuzojnë mediat.
Flick sipas tyre ka qenë shumë i mirë me lojtarët, akuzë që në të kaluarën i është bërë dhe Joachim Loë. Tekniku akuzohet edhe se nuk kuptoi se kishte ardhur momenti për të ndryshuar mënyrën e lojës, që kur u tërhoq Klose Gjermania nuk ka një sulmues të vërtetë në zonë. Mungojnë golat. Shtypi kishte kërkuar futjen e Fullkrug në vend të Myller, por nuk u dëgjua nga trajneri. Rezultati: I pari në 66 minuta të luajtura shënoi dy gola duke dhënë dhe një asist. Lojtari i Bajernit luajti më shumë se trefishin e tij, (204 minuta) pa shënuar dhe pa dhënë asnjë asist.