Deputeti gjerman lë gruan pas 16 vjetësh për një nga ato femrat e degjeneruara, u njohën në parti

Një deputet në detyrë ka sk ndalizuar politikën gjermane duke hequr dorë nga partnerja e tij prej 16 vitesh dhe tre fëmijët e tij për një yll të filmave me p ulle te k uqe.

Hagen Reinhold, 44 vjeç, një anëtar i FDP-së centriste dhe gruaja e tij Karoline Preisler, 51 vjeç, e cila është anëtare e së njëjtës parti në koalicionin qeverisës, dikur konsideroheshin një çift i fuqisë së Bundestagut.

Por Reinhold, i cili është kryetar i divizionit lindor të partisë së tij, ka surprizuar Berlinin duke u ndarë me nënën e fëmijëve të tij e duke publikuar lidhjen me Annina Semmelhaack, e cila interpretonte në filma për të rritur.

43-vjeçarja kohët e fundit ndërroi filmat per te rritur me politikën, duke shpresuar të kandidojë për FDP-në në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm ndërsa romanca me Reinhold lindi gjatë seancave të mentorimit për të promovuar gratë në qeveri.

“Është një dashuri e madhe dhe ne po shkojmë në një të ardhme të lumtur së bashku,” tha ajo. Ndërkohë partneri i saj, deputeti gjerman : “Ne u njohëm në FDP dhe e duam njëri-tjetrin ”.

Por pasi u shfaqën lajmet për lidhjen, ish-gruaja e tij reagoi në rrjetet sociale duke thënë: “Muajt e fundit kanë qenë të hidhur për mua”, citon Daily Mail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *