CM | Dështimi edhe në Katar, CDK ka prekur fundin por kjo ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte!

Charles De Ketelaere u nis për në Kupën e Botës në Katar me shpresën për të gjetur përsëri veten dhe per te dale nga ai tunel psikologjik ku eshte futur qe kur ka vene kemben ne Milanello, por turneu nuk ka dhënë rezultatet që dikush shpresonte.

Calciomercato.com pyet “a mund të bëhet më keq se sa kaq?” ndërsa e përshkruan De Ketelaere si “me nje kembe ne humnere”. Belgu kishte humbur një vend titullari në Milano te kuqezinjte dhe luajti vetëm 15 minuta për Belgjikën në Kupën e Botës, duke dështuar të ndikonte në lojë në një paraqitje të tij…

Kjo do të thotë se viti 2022 ka përfunduar për 21-vjeçarin ne menyren me te keqe me eliminimin surprize te Belgjikes, kështu që tani pasi te beje disa dite pushim, do te ritakohet me grupin dhe trajnerin Pioli ne Milanello. Tekniku do të ketë ndër misionet e tij objektivin për ta kthyer CDK-në te pakten mendërisht.

Në fund të fundit, ai mund të qëndrojë vetëm në fund ose të shkojë lart, pasi rruge tjeter nuk ka. Nga 1 gushti deri më 1 dhjetor, De Ketelaere ka pasur katër muaj që e ngarkuan me presion, krahasime dhe peshën e çmimit të tij. Duhet një gol, ose aq  pak sa per të të çuar në një pikë kthese.

Në këtë kuptim, raundi i 16-të i Kupës së Italisë kundër Torinos mund të jetë ndeshja për ta rifilluar atë, sepse Pioli ka të ngjarë të mbështetet në sulmues më të besueshëm ne Serie A duke mos rrezikuar që Napoli të zgjasë epërsinë e saj prej tetë pikësh.

Duke folur në kanalin e Mauro Suma në YouTube, Luca Antonini foli kështu për fillimin e sezonit të Charles De Ketelaere: “Deri tani te ky Milan ka ndikuar mungesa e zgjedhjeve te dyta, si De Ketelaere.

Më pëlqen shumë, por ai nuk ka hyre 100%. në mentalitetin e Milanit dhe në futbollin italian. Besoj se në pjesën e dytë ai mund të fitojë edhe më shumë besim dhe që Milani të ketë një lojtar të rëndësishëm dhe t’i shtyjë ata të bëjnë diçka më shumë në ligë.

Deshtim? Maldini nuk ka munguar asnjëherë, ndaj me siguri do të dalë kampion. Krahasimi me Kakà-n është pak i rrezikshëm, shpresoj që të paktën të afrohet me brazilianin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *