Milani mund të mendojë për sulmin në seancat e ardhshme të tregut të transferimeve. Një rol ku kuqezinjtë kanë vuajtur nga mungesa e alternativave reale për Olivier Giroud në skuadër. Me ardhjen e sesionit të dimrit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara mund të ndërhyjnë në atë rol.
Por eshte dhe krahu i djathte sigurisht qe “gelçon” dhe ende nuk ka nje titullar fiks! Sigurisht, radaret jane ndezur te Hakim ZIyech dhe sipas medieve te ndryshme ne janar mund te behet nje perpjekje konkrete per marokenin e Chelsea-t ne huazim me te drejte bleje.
Megjithate, ka edhe skenare te tjera si per shembull ne kete rast Jeremy Doku i Rennes qe eshte i agjencise qe kuron interesat e dy kuqezinjve Kalulu dhe Dest (Stellar Group). Vlera 18 mln euro deri tani por shqetesojne demtimet…
Megjithate, se fundmi sipas asaj qe raporton Mirror ne Angli do te ishte edhe emri i Adama Traorè, qe do t’i ishte propozuar skuadrave të ndryshme të Serisë A. Spanjolli sapo është rikthyer te Wolverhampton pas një periudhe zhgënjyese te Barcelona.
Edhe në Angli, ai nuk po luan mirë për momentin, me vetëm 14 paraqitje. Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, do ta kishte propozuar klientin e tij në tre skuadra italiane. Milani dhe Juventusi do të mendonin se çfarë të bënin: një ofertë e mundshme që në janar nuk do të përjashtohej. Fjalimi ndryshe për Napolin, i cili do të interesohej vetëm per transferim me parametra zero…