Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por ia del të kalojë Grupin F. Kombëtarja ballkanase e mbylli me shifrat 0-0 ndeshjen dhe siguroi vendin e dytë në grup, teksa kroatët duhet të “falenderojnë” Romelu Lukakun që në pjesën e dytë shpërdoroi një “thes” me raste për belgët.
Nëse Belgjika e ka mbyllur pjesëmarrjen në Katar 2022 që në fazën në grupe, “meritë” ka padyshim edhe Romelu Lukaku.SHIH VIDEON
Sulmuesi i përfaqësueses belge dhuroi një paraqitje të tmerrshme sot ndaj Kroacisë në barazimin 0-0, duke shpërdoruar disa mundësi të mira për shënim.
I aktivizuar në pjesën e dytë të duelit, Lukaku pati shpesh raste të volitshme për të shënuar por gaboi në mënyrë të pabesueshme pak hapa larg portës, edhe pse i vetëm para saj.
Në fund të duelit, sulmuesi ishte dukshëm i inatosur me këtë paraqitje të tijën dhe kjo u pa teksa duke u larguar nga fusha, ai goditi me grusht pankinën duke e thyer atë, ndërsa shante ndër dhëmbë.
Në raundin pasardhës, Kroacia me statusin e nënkampiones së Botës pret fituesin e Grupit E aty ku është Spanja, Japonia, Gjermania dhe Kosta Rika.