Shume gjera per te menduar per Maldini dhe Massara dhe merkaton e Milanit. Sigurisht qe ka edhe ata qe duan shume afrime, por edhe ata qe duan rinovimet. Eshte pastaj nje teme qe do te preke qershorin dhe jane 3 lojtare qe kane keto muaj per te provuan veten.
Ne fakt, po flasim per Vranckx, Dest dhe Brahim Diaz! Te treve ne qershor u skadon huazimi dhe nese nuk blihen do te kthehen ne klubet e tyre perkatese. Ne shifrat qe flitet sot dhe qe jane akorduar, duhet qe Milani te shpenzoje ne total rreth 50 mln euro per t’i siguruar…
A ja vlen? Te shkojme sipas radhes: Sergino Dest mberriti i fundit në formë huazimi, me të drejtë blerjeje, nga Barcelona. Një marrëveshje e minutës së fundit për të zëvendësuar të dëmtuarin Alessandro Florenzi dhe që ekzaltoi menjëherë tifozët, duke qenë se për klasin e vitit 2000 është folur gjithmonë shumë mirë.
Paraqitjet pozitive në Botëror me SHBA-në e kane konfirmuar. Në këtë periudhë Dest po demonstron të gjithë vlerën e tij si një lojtar teknik anesor. Për këtë arsye Milani do të dëshironte seriozisht ta mbante atë edhe në të ardhmen.
Problemi është se Barcelona nuk do të bëjë zbritje. Tashmë katalanasit kanë bërë të ditur se Destin e vlerësojnë jo më pak se 20 milionë euro, shifër që Milani nuk dëshiron ta shpenzojë tërësisht, por shpreson për një zbritje të vogël për blerjen.
Në këtë pikë, prona e re RedBird Capital do të vendosë. Domethënë, nëse do të investohen 20 milionët e lartpërmendura për të mbajtur Destin dhe për të bërë të lumtur Piolin, apo për t’iu drejtuar opsioneve të tjera më pak të kushtueshme në të ardhmen. Natyrisht çdo zgjedhje do të bëhet në fund të sezonit.
Per Vranckx jane me pak, pasi flitet per 8-9 mln euro per ta blere pasi jane shpenzuar 2 te tilla deri tani. Nderkohe, Brahim Diaz vlen 22 mln eruo por aty me siguri do te merret nje zbritje e konsiderueshme nga Real Madrid.