Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, analizoi ndeshjet e ditës së sotme në Botëror.
Starova tha se Polonia ishte për turp, duke thënë se ndeshja nuk shihej me sy në fund. Më tej ai tha se lojtarët kanë folur në fushë 100%, që argjentinasit të mos shënonin më, që të eliminohej Meksika.
Me këtë shembull që na dha Argjentina, nga një skuadër inegzistente, sot u fut te pretendentët. Holanda duhet të rrisë nivelin, nuk do e kenë të sigurt ndaj SHBA.
Franca me Poloninë e kalon pa vështirësi. Kur humbet një ndeshje, si ajo me Arabinë Saduite, morën një goditje dhe duhej ndeshja e sotme që të bënin llogaritë.
Duhet marrë në konsideratë edhe një kundërshtar mediokër.Polonia ishte për turp. Unë lusja Zotin që Meksika të bënte golin. Nga fundi u bë që të fikje telefonin.
Kanë folur lojtarët në fushë me 100% që ata të Argjentinës të mos bënin më gol. Ishte një turp, ato 10 minuta nuk mbaronte loja.