Sinjali i Zlatan Ibrahimovic, postimi i tij parashikon rikthimin?!

“Qetësia para stuhisë”. Fraza klasike nga Zlatan Ibrahimovic, qe vazhdon te kurohet dhe te ndjeke hapat e rehabilitimin pas operacionit në gju në maj. Suedezi po i afrohet rimëkëmbjes së plotë, me muajin dhjetor dhe janar që janë muajt vendimtarë.

Në fakt, trajneri Pioli, në konferencën për shtyp para Milan-Fiorentina, kishte zbuluar se Zlatan do të ishte në Dubai me skuadrën gjatë mini-kampit stërvitor të kuqezinjve para rifillimit të kampionatit.

Praktikisht e pamundur ta shohësh atë në fushë në miqësoret kundër Arsenalit, Liverpoolit dhe PSV-së, por është në ato ditë që Ibra do të fillojë të ngrohë motorin dhe do të kuptojë seriozisht se ku është me rikuperim.

Më optimistët presin që ai të jetë ne fushe qysh në janar, edhe pse më realiste do te ishte në fillim të shkurtit. E sigurt është se me një person dhe një sportist që nuk është kurrë banal si Ibrahimovic, mund të presësh gjithcka…

Në çdo rast, qoftë janar apo shkurt, Pioli e pret me besim, me bindjen e përbashkët nga Maldini dhe Massara, se suedezi mund t’i japë një dorë edhe skuadrës në fushë në gjysmën e dytë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *