Pastori Akil Pano shumë i shqetësuar, tregon planin: Duan ta shpopullojnë Shqipërinë

Pastori Akil Pano ka hedhur dyshime se shpopullimi i vendit tonë mund të jetë si pasojë e një plani. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Pano u shpreh se nuk është rastësi që Shqipëria ka përjetuar 3 eksode të mëdha.

“Plagë apo trend? Apo plan? A ka një plan mbi shpopullimin? Unë nuk besoj në teori konspiracioni, por nga ana tjetër, si klerik dhe si pedagog filozofie, nuk besoj as në rastësi.

Kjo ora zviceriane që të funksionojë, nuk vjen si një konstruksion rastësor i mjedisit, por është një dizajn që funksionon në mënyrë të përsorur, sepse një mendje e caktuar e ka projektuar.

Unë mbase nuk jam personi i duhur për ta trajtuar këtë çështje, çështjen e një agjende apo një plani, por 3 eksode të mëdha kanë ndodhur në vendin tonë”, theksoi ai.

Nderkohe Analisti Shpëtim Nazarko thotë se i ka humbur shpresat te partitë politike, për shkak të situatës në të cilën e kanë dërguar vendin.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Nazarko u shpreh se nuk mund të pranojë një Shqipëri si kjo e sotmja. Nazarko nënvizoi se Shqipëria duhet të bazohet te elita e vet kombëtare.

“Para disa kohësh kishim protestën e pedagogëve dhe këto gjërat e tjera. Ajo që mua më shqetëson në këto momente, tani që i kam humbur shpresat nga PD-PS-PL, të zhduken poshtë e lart, unë gjithnjë mendoj që ky vend, duhet të bazohet te elita e vet kombëtare. Sot, këtë Shqipëri unë nuk e pranoj. Ku e ke elitën kombëtare? Elita nuk është vrarë.”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *