Një turk i ri për Milanin. Klubi kuqezi, pasi la të largohej Hakan Calhanoglu vetëm dy sezone më parë, thuhet se po e ndjek me interes lojtarin qe luan aktualisht te Fenerbahce. Ky është Ferdi Kadioglu. 23-vjeçari i lindur në Arnhem luan për një nga klubet e Stambollit.
Në këtë sezon, deri më tani, ai e ka bërë 20 herë, 12 në Super Ligën e Turqisë dhe 8 mes kualifikueseve të Europa League dhe kompeticioneve evropiane për klube.
Ai është një anësor i djathtë që mund të luajë edhe në të majtë nëse është e nevojshme. Kadioglu do të ndiqej jo vetëm nga Milani por edhe nga Napoli. At Feyzullah e ka pranuar këtë gjatë një interviste për portalin turk Hurriyet:
“Napoli dhe Milani tashmë na kanë kontaktuar dhe ne jemi të kënaqur me interesimin e klubeve të mëdha. Prioriteti mbetet Fenerbahçe, ata duan të fitojnë kampionatin këtu. Nëse klubi do të na jepte dritën jeshile, atëherë ne do të vlerësonim opsionet e tregut”.
E gjitha, pra, është në duart e klubit turk. Vlera e Kadioglu, i cila ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2026, është rreth 12 milionë euro. Karakteristikat? Ai është një mesfushor qendror, i aftë për të luajtur si mesfushor sulmues; ai është i aftë në organizimin e lojës, driblimin dhe rikuperimin e topave.
Ai ka teknikë të jashtëzakonshme, veçanërisht në driblim dhe është shumë i shpejtë; duhet të përmirësohet në fazën e mbrojtjes, ku dështon për shkak të fizikut të tij të vogël. Kujtoni Marc Overmars…