Ndodh në Bulqizë: Burri dhe gruaja lënë secili nga 5 fëmijë nga martesa e parë dhe martohen bashkë

Edipi, një telefonues në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan ‘fajëson’ dashurinë në rastin kur një burrë braktis familjen për shkak të njohjes me një grua tjetër.

Qytetari sjell edhe një rast të ndodhur në Bulqizë gjatë kohës së diktaturës që tashmë është kthyer në një histori në këtë qytet të vogël.

“Ka ndodhur edhe në kohën e monizmit, për shembull një familje ishte me 5 fëmijë dhe familja tjetër, e kundërt, ishte me 5 fëmijë.

Ato u bashkuan dhe faji i atyre, lanë secili nga 5 fëmijë, edhe gruaja, edhe burri dhe u martuan bashkë”, tregon telefonuesi.

Aldo: Ku kishte ndodhur kjo? Edipi: Kjo ka ndodhur në Bulqizë, nuk përmend emra, është e vërtetë. Historia ekziston.

Aldo: Domethënë la 5 fëmijë, e gjeti po praë 5 fëmijë. Edipi: Sipas meje, fajin e ka dashuria. Njeriu braktis këdo për dashurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *