Ardit Gjebrea në lot, humb mikeshën e tij: Duhet ta kishim pirë një kafe të fundit

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea ka reaguar për ndarjen nga jeta të avokates së njohur, Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Përmes një foto të postuar në Instastory, ai është shprehur shumë i trishtuar pafund dhe do të donte që të kishin pirë një kafe të fundit bashkë.

Më tej, Arditi ka theksuar se Denisa ishte avokatja e tij e parë. “I trishtuar pafund jam sot për ikjen tënde kaq shpejt, po nje kafe te fundit ta kishim pire e tè qeshnim!

Do te te kujtoj gjithmone per energjine, humorin tend, per optimizmin dhe deshirèn per jete. Avokatja ime e parè – Denisa!”, ka shkruar Gjebrea.

Kujtojmë që Denisa Daka vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rë. ndë dhe kishte nevojë për transplant të palcës.

Shumë personazhe të njohur kanë reaguar për këtë lajm shumë të hidhur. Avokati i njohur Adriatik Lapaj ishte i pari që dha lajmin e trishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *