Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja do të përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën. Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite.
Trajneri Hansi Flick u ka besuar të 11 futbollistëve që barazuan 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e kaluar, teksa Gjermania është e “dënuar” të marrë fitoren ndaj kostarikanëve mbrëmjen e sotme.
10′ Gooooooooool! Gjermania në avantazh. Krosim i David Raum nga e majta, finalizim me kokë i Serge Gnabry. 36′ Mundësi e mirë për Jamal Musialën, talenti bavarez “vallëzon” mes mbrojtjes kundërshtare, nuk vjen goli i dytë për “Pancerat”.
40′ Gjermania vazhdon të kërkojë golin e dytë, por kthesa e Gnabry përfundon ngjitur me shtyllën. 42′ Gafë e mbrojtjes gjermane, Keysher Fuller Spence del i lirë përballë Manuel Neuer, grushton portieri i Gjermanisë.SHIH VIDEON
Portieri gjerman Manuel Neuer luajti ndeshjen e tij të nëntëmbëdhjetë në një Kupë Botërore sonte, duke e bërë atë lojtarin që ka luajtur më shumë se te gjithe ne histori ne ate rol, përpara bashkatdhetarit të tij Sepp Maier dhe brazilianit Claudio Taffarel. Lojtari i Bayern Munichut, i lindur në Gelsenkirchen, u aktivizua sot titullar kundër Kosta Rikës në ditën e fundit të Grupit E të Kupës së Botës ne Katar.
Manu konsiderohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave me klubet ai fitoi dhjetë kampionate gjermane radhazi (nga 2012-13 deri në 2021-22), gjashtë Kupa të Gjermanisë (2010-11 , 2012 -13, 2013-14, 2015-16,
2018-19 dhe 2019-20), një Kupë e Ligës Gjermane (2005), gjashtë Superkupa Gjermane (2012, 2016, 2017, 2018,
2020 dhe 2021), dy UEFA Champions League 2012-13 dhe 2019-20), dy Superkupa të UEFA-s (2013 dhe 2020) dhe
dy Kupa të Botës për Klube FIFA (2013 dhe 2020).