Këshilltari i Behgjet Pacollit reagon pas lajmit ku biznesmeni shqiptar është i interesuar të blejë Man. United

Të mërkurën mbrëma, mediumi anglez “Football Transfers” raportoi se politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, është i interesuar për ta blerë klubin e madh, Manchester Unitedin.

Familja Glazers e ka vendosur në shitje klubin, ndërsa papritmas ka dalë në pah emri i Pacollit, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij lajmi, ka raportuar edhe Express, ndërsa këshilltari dhe bashkëpuntori i afërt me Pacollin, Jetlir Zyberaj, ka bërë reagimin e parë.

“E pse jo”, shkroi ai në lajmin e publikuar nga Express. Me të dalë lajmi, Express tentoi të kontaktonte me Zyberajn, por nuk ishte i ngeshëm.

Klubi i njohur anglez është nxjerrë në shitje nga familja Glazers dhe ish-presidenti i Kosovës shihet si një kandidat potencial për të marrë në pronësi të tij aksionet e “djajve të kuq”.

Pasuria e Pacollit vlerësohet në 1 bilion euro nga revista “Forbes“, çka i mundëson blerjen e Manchester United-it. Portali i sipërpërmendur thekson edhe faktin se biznesmeni i njohur shqiptar ka njohje të forta politike, ndër të cilat përfshihet edhe Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *