Kejvina Kthella ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Modelja foli rreth jetës private dhe mes të tjerash u pyet: A ke qenë në një lidhje me dikë që ka qenë pa punë për shembull?
“Po kam qenë”, u përgjigj Kejvina. Fatma: E ke mbajtur ti me lekë? Kejvina: Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar me raste. Ndihmo ai, ndihmo unë.
Dalina: Ti ka kthyer pastaj? Kejvina: Jo, jo, s’ka gjë. Kjo lidhje ka ndodhur pasi jam bërë e njohur, ka rreth dy vite. Nuk ka zgjatur shumë.
“Dicka e ka pasur ai që ti e ke pranuar këtë gjë”, i tha Armina Mevlani. “Po ishte shumë i bukur, shumë”, u shpreh Kejvina.
Kejvina Kthella foli për shêr rin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin që u bë viral në mediat rozë. Ajo thekson se nuk ka qenë një debat për meshkuj, ndërsa shton se kanë qenë palë të treta që kanë ndikuar në konflikt.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”