Historiania dhe pedagogia, Elena Kocaqi, thotë se shqiptarët janë inteligjentë dhe kanë një zgjuarsi natyrale. Kocaqi u shpreh se fëmijët shqiptarë dalin të parët nëpër botë, pasi kanë inteligjencë natyrore të lindur.
“Inteligjenca është disa llojëshe, ka inteligjencë muzikore, matematikore; ka inteligjencë që matet për aftësitë konjutive të individit dhe për aftësitë e lindura të individit. Shqiptarët kanë një zgjuarsi natyrale.
Po të marrësh një raportim të austriakëve në Shqipëri, që e kanë parë nga arkivi, të Komandatit të Përgjithshëm Ushtarak për Shqipërinë, thoshte se shqiptarët janë të prirur për t’u shkolluar.
Po të marrësh fëmijët e Shqipërisë t’i dërgosh në Evropë dhe SHBA, pse janë të parët? Kanë një inteligjencë natyrore të lindur”, theksoi ajo.
Në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo foli për librin e saj më të ri “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha”, teksa thotë se libri ka detaje që nuk janë thënë më përpara.
“E kam trajtuar periudhën në mënyrë ndryshe nga ata që kanë trajtuar më parë, sepse është trajtuar sikur të gjithë janë armiq. Por nuk është kështu”, shprehet ajo.
Më tej, Kocaqi shprehet se faktet tregojnë që sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë, kur në fakt duhet të ishte e kundërta.