Historiania Kocaqi: Ata 100 që shpallën Greqinë shtet ishin shqiptarë dhe kjo është e vërteta

Gjatë një debati televiziv, historianja shqiptare, Elena Kocaqi, e cila u bë e njohur pas deklaratës së saj të fortë se Aleksis Tsipras është çam, ka replikuar me Panajot Barkën, i cili përfaqësonte në debat minoritetin grek në Shqipëri.

“Unë e kam thënë që Greqia nuk ka popullsi greke në kuptimin që e thotë Greqia, sepse popullsia e Greqisë, në momentin që Greqia u bë shtet, të njëqindë ata që lu.ftuan ishin të njëqindë arvanitas me fustanella, tërë ata shqiptar i vunë mbretit kurorën dhe aty nuk kishte asnjë grek sepse ata ishin shqiptarë ortodoks”, tha Elena Kocaqi në studio.

Gjatë debatit ndërhyri Barka, duke i thënë se po e tepron pak, por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e historianes, e cila e sfidoi që t’i gjente një emër të vetëm grek, që ishte në krye të kryengritjes antiosmane në vitin 1800″.

Kohët e fundit portalet kanë shkruar rreth asaj që ka folur historiania Elena Kocai për grekët, madje fjalët e saj kanë shkuar deri në shtetin gfqinj duke e quajtur antigreke.

Në “Provokacija” nga Mustafa Nano ishte e ftuar pikërisht historiania Kocaqi, e cila tha se nuk është antigreke. Sipas saj grekët dalin në sheekullin e 19-të.

Elena Kocaqi: “Vetëm anti-greke që nuk jam. Unë në tezat e mia them që grekët dhe shqiptarët kanë të njëjtën prejardhje që është pellazge dhe nëse jam anti-greke jam dhe anti-shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *