Gjermanisë po ja bëjnë me hile? Goli i dytë i Japonisë tërbon gjermanët

Ka ndodhur e pabesueshmja ne pjesen e dyte te Spanje-Japoni! Skuadra aziatike ka gjetur golin e barazimit me nje gol fantastik te shenuar nga Ritsu Doan 3 minute pasi kishte nisur pjesa e dyte.

Nje gol ky qe ne kete moment i jep kualifikimin Japonise dhe nxjerr Gjermanine jashte… Por, sikur te mos mjaftonte, skuadra aziatiek ka shenuar edhe golin e dyte…

Nje gol qe ka ngjallur shume polemika dhe ka merziur gjermanet sepse duket qarte qe topi ka kaluar vijen fundore por per VAR duhet te kaloje 100%.

Menjehere dy gola ne grupin E dhe ato qe kane shenuar jane Gjermania dhe direkt mbrapa Spanja, qe po perballen ndaj Kosta Rikes dhe Japonise.

Skuadra e Flick duhet te fitoje me cdo kusht dhe e ka nisur mbare me golin e Gnabry. Me pas, Spanja e Luis Enrique ka gjetur rrjeten gjithashtu ndaj ekipit te Japonise me Alvaro Morata.

Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja do të përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën. Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *