Në këtë periudhë pushimi të kampionateve, për shkak të Botërorit që po zhvillohet në Katar, nisin të qarkullojnë lajme intriguese të merkatos së transferimeve nga e gjithë Europa. Milani është një nga protagonistët e indiskrecionit të fundit të bujshëm që vjen nga Spanja. Pikërisht nga portali El Nacional, i cili orët e fundit ka folur me siguri për një ofertë shokuese për një lojtar kuqezi.
Real Madridi do ta donte seriozisht Rafael Leaon. Pavarësisht fjalëve optimiste për qëndrimin e tij te Milani, portugezi do të tundohej seriozisht nga propozimi i Madridit, në funksion të verës së vitit 2023.
Duket se Florentino Perez është çmendur pas Leaon dhe e konsideron atë një talent të së ardhmes, për t’iu shtuar talenteve tashmë të pranishëm në Madrid si Vinicius, Rodrygo apo Tchouameni. 90 milionë euro të mira do të ishin gati për sulmuesin e Milanit.
Një propozim që do te merrej ne konsiderate. Çështja kontraktuale e Leaos është tashmë e njohur për të gjithë, me marrëveshjen aktuale që skadon në qershor 2024 dhe vështirësitë në rinovim për shkak të kërkesave të larta ekonomike të lojtarit.
Përshtypja është se kuqezinjtë, të përballur me një ofertë prej 90 milionësh, mund të mendojnë seriozisht për të lënë portugezin të largohet, edhe pse me ngurrim. Shifrave të caktuara, veçanërisht një vit para afatit te skadimit, duket e pamundur të thuash jo.
Gjithashtu sipas El Nacional, Milani tashmë e ka në mendje alternativën. Maldini do të kishte synuar anësorin Jeremy Doku, një futbollist belg te Rennes që po bën përshtypje të mirë në ligën franceze. Më pak përpara se Leao, por me karakteristika teknike të ngjashme.
Doku do të ishte zgjedhja e parë e Milanit për rolin e krahut të majtë, duke u përpjekur të mos pendohet për lamtumirën e mundshme të klasës së ’99-ës. Natyrisht që marrëveshja me Real Madridin është vetëm një hipotezë për momentin, por kujdes lëvizjet e Perezit dhe Real Madridit…