George Atangana është rikthyer të flasë për një kohe shumë të gjatë teksa Kessie ende nuk e ka bërë. Megjithatë, vështirë se do ta bëjë ndonjëherë pasi deklaroi “kthehem nga Tokyo dhe sistemoj gjithçka mbi rinovimin. Dua të jem president për shumë vite aty…”.
Deklarata mashtruese apo një ndryshim i ndodhur për shkak të agjentit?! Nuk do ta marrim vesh kurrë por sipas medieve, në fakt, edhe pse Atangana tha se “Kessie ndihet i lumtur te Barcelona” (Aspak e vërtetë, sepse nuk mund të jesh i lumtur kur qëndron vetëm spektaktor në stol dhe pasi një vit më parë ishte kampion italie dhe te titullar i padiskutuar), e vërteta është se Barcelona pret ofertën e parë për ta dhënë…
Një shitje në Premier League, sidomos, por le të kthehemi te Milani dhe Atangana. Agjenti i Kessie bëri me dije se “Maldini nuk rriti ofertën e tij dhe ndaloi te ato 4.5 mln eurot në sezon” ndërsa në anën tjetër lojtarit iu ofruar 6.5 mln euro që pranoi te Barcelona. Pra, ishte thjesht çështje parash dhe jo zgjedhje jete e karriere siç është treguar…
Por, ka më shumë se sa kaq. Të mirëinformuarit flasin për një tentativë të Atangana për ta kthyer te Milani duke çuar Mudingay, pjesë e agjencisë, të takonte Paolo Maldini. Nga aty, refuzimi i menjëhershëm nga legjenda kuqezi që duket se i ka thënë “ajo që thyhet nuk ngjitet më!”…
Në kuadër të kësaj përgjigje, Atangana, që nuk ka më raporte me Maldinin dhe as Massara-n tashmë (me të cilin ishte takuar të paktën 2-3 herë) ka dhënë intervistën e famshme te Calciomercato ku akuzonte Milanin dhe theksonte ende raportin e mirë me tifozerinë kuqezi.
Atangana me pas theksoi dhe se “nuk ka shans qe Kessie te kthehet ne Itali dhe nuk i jemi ofruar askujt. Kessie nuk eshte futbollist qe i ofrohet dikujt, ate e zgjedhin, sic nddohi me Milanin kur e mori nga Atalanta. Eshte i lumtur, luan te Barcelona ku shume enderrojne te luajne…”.