De Biazi tregon me kë është në Botëror: Bëj tifo për të, Zoti e shpërbleftë me trofe për humbjen e vajzës!

Gianni De Biasi, trajneri i Azerbajxhanit aktualisht, që dërgoi kombëtaren tonë kuqezi në finalet e “Euro 2016”, që ka drejtuar Torinon dhe Udinese, ndër të tjera, në Serie A, dha një intervistë ekskluzive për “TMW News”, ku foli edhe për Kupën e Botës: “Favoriti im në Botërorin e Katarit? Përtej rezultateve të bujshme dhe barazimit të fundit, Spanja është skuadra që besoj më së shumti. Do të isha shumë i lumtur nëse Luis Enrique mund ta fitonte këtë Kupë Bote, pas asaj që i ka marrë vdekja (vajzën). Kështu që, me një dorë tjetër, Zoti do t’i kthente diçka”.

Ku duhet t’ia fillojë Mancini? Italia është një zhgënjim. Të mendosh që kanë kaluar dy Botërorë pa një skuadër të tillë, e mbi të gjitha fituesit e Europianit, është diçka anormale. Mendoj se Mancini është në rrugën e duhur, ai ka lojtarët që mund të prodhojnë çfarë ka në mendje. Duke veçuar bllokimin ndaj Zvicrës dhe humbjen ndaj Maqedonisë së Veriut, periudha e tij ka qenë positive. Vetëm se duhet të vazhdojë në këtë rrugë pa ndaluar dhe të arrijë progres ditë pas dite.

Mancini po përdor lojtarë të rinj, që akoma nuk kanë treguar diçka me klubet. Të pëlqen kjo politikë? Eksperienca e Zaniolos ka dhënë frute, por sot duhet të fokusohet më shumë te lojtarët që luajnë rregullisht. Të rinjtë duhet të kuptojnë që nëse luajnë mirë do të kenë një rrugë të hapur përpara. E gjitha varet nga dëshira e fortë për t’u bërë pjesë e kësaj kombëtareje, mendoj se kjo është pjesë e shpirtit të Mancinit.

Të thërrasësh lojtarë që nuk kanë parë skuadrën e parë akoma nëpër klube, mendoj se ëstë një mënyrë për t’i sjellë afër ambientit, por në të njëjtën kohë mund të çojë në prishje të balancave psikologjike, nëse të rinjtë nuk janë gati për këto episode.

Napoli po fluturon, a e ka gjetur Spalletti formulën perfekte? Çdo trajner ka aftësinë të marrë maksimumin nga lojtarët. Mendoj se Spalletti ka gjetur një miks të jashtëzakonshëm. Ata që punojnë brenda klubit, flas për skautët dhe gjithçka që është bërë, kanë gjetur lojtarët e duhur: Kim, Kvaratskhelia, Anguissa etj. Janë të gjithë në funksion të projektit. Spalletti është i zoti dhe i zgjuar, di si të veprojë në këto situata dhe besoj se ka një skuadër të mirë. I uroj më të mirat!

Ju i dhatë debutimin Rrahmanit me Shqipërinë. A menduat ndonjëherë se do ta kishte këtë karrierë?Mendoj se kishte potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik. Asokohe luante një një kampioat të vogël me Partizanin në Shqipëri dhe bëri një aventurë të rëndësishme para se të mbërrinte te Napoli. Fillimisht kaloi në Kroaci dhe pastaj te Verona, ku ka qenë shumë mirë në kontekste të ndryshme. Aty ka mundur të nxjerrë kualitetet e tij.

Cilët shihni sfidantë të Napolit për titullin? Nëse shohim tabelën e renditjes, themi se Napoli ka një diferencë të madhe, por në jetë kurrë nuk thuhet kurrë. Milani është ekip me kualitete, Juve ka gjetur ritmin dhe duhet të kuptojmë se çfarë ndodh kur lojtarët e dëmtuar të rikuperohen plotësisht. Pastaj, Juve është ekip plot me lojtarë që luajnë në Botëror. Edhe Lazio po bën shumë mirë me Sarrin, pastaj Interi është përsëri aty. Të gjitha skuadrat janë përfolur për titull, por kampionati është pak i ndërlikuar tashmë, pasi Napoli është jashtë çdo logjike dhe po ecën me një shpejtësi të çmndur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *