Barcelona do tre yjet e Milanit: përgatit “çekun” milioner në verë?!

Në sezonet e fundit, skuadra e kuqezinjve është rritur në mënyrë eksponenciale, duke u rikthyer fillimisht për t’u kualifikuar në Champions League dhe më pas duke fituar Scudetton. Është normale që të ketë lojtarë në fokusin e emrave të mëdhenj të Europës.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po përpiqen të blindojne të gjithë lojtarët kryesorë, por Ismael Bennacer dhe Rafael Leao mungojnë ende ne liste. Negociatat po vazhdojnë prej muajsh, por ende nuk është arritur një marrëveshje. Dhe algjeriani ka ndërruar edhe agjent, duke kaluar nga Moussa Sissoko te Enzo Raiola.

Të dy lojtarët nuk do ta kishin aspak problem rinovimin, duhet gjetur një mirëkuptim ekonomik. Ky është gjithmonë problemi. Dhe me futbollistin portugez është më e komplikuar, sepse kërkesa është rreth 7 milionë euro neto në sezon. Milani ofron më pak dhe në prapavijë nuk mungojnë klubet evropiane të gatshme për të pranuar kete kerkese…

Siç shpjegohet nga gazeta Tuttosport, Barcelona ka vënë syrin te Bennacer dhe Leao. Po ashtu pëlqehet edhe Theo Hernandez, por ai ka kontratë deri në qershor 2026 dhe Milani nuk ka ndërmend të vlerësojë asnjë ofertë per “trenin” kuqezi qe është absolutisht i patransferueshëm.

Ndryshe është situata për bashkëlojtarët, për shkak të skadimit të kontratës së tyre. Pa një marrëveshje për rinovimin, të dy do të hidheshin në merkato verën e ardhshme. Kompania kuqezi mund të mbledhë shuma të mëdha dhe të buxhetojë fitime të konsiderueshme kapitale. Ndërkohë, prioriteti eshte të bëjë gjithçka për të zgjatur kontratat e tyre, por në rast dështimi do t’u mbetet vetëm të përpiqen të maksimizojnë të ardhurat nga shitjet.

Barcelona po përballet me vështirësi financiare, ndaj është e vështirë të mendosh që ofertat mund të vijnë që në janar të 2023. Është më e lehtë të mendosh oferta në sesionin veror të merkatos, kur llogaritë mund të jenë përmirësuar pak.

Është e qartë se blaugrana do të duhet të luftojë edhe me ekipe të tjera. Bennacer dhe Leao janë joshës sidomos në Premier League, ku sigurisht nuk mungojnë paratë për të tunduar dy lojtarët e Milanit. Dhe per te paguar nje pakete te tille katalanasit duhet te pakten te hedhin nje shume qe i afrohet 150-160 mln eurove…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *