Aktori i madh Luftar Paja ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Artisti i madh Luftar Paja feston sot 81 vjetorin! Paja është aktor me të dhëna komike të spikatura, mjeshtër i portretizimit të shumë figurave, me ngjyrime popullore e kombëtare.

Ai ka një mimikë shprehëse, përdor me efekte humoristike të folurën krahinore te Myzeqese, si dhe zhargonin e rrugës. Si sot një vit më parë nderohet me titullin “Nderi i Mallakastrës”, në një ceremoni të posaçme që është zhvilluar në teatrin “Bylis” në Fier, për 80 vjetorin e tij dhe 50 vjetorin e Teatrit, Luftar Paja ka marrë titullin e vendlindjes së tij.

Luftar Paja lindi në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion 1 vjeçare për aktor në teatrin popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut të madhë në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftëtari është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969 për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen e Naim Frashëri e klasit të parë.

Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan në teatër në dramën “Hijet e natës”, “Fejesa e Çehovit”. Nder rolet më të spikatura të aktorit Luftar paja janë: “Çobo Rrapushi me shokë” në rolin e Çobos.

Në dramën “Vite të paharruara”. “Fytyra e dytë”. E në qindra e qindra komedi me nje akt. Në vitin 1979 merr titullin Artist i Merituar. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistik. Ku ka spikatur me role në filma patriotik si “Këshilltarët”, “Guna përmbi tela”, “nëntori i dytë”, “Gjeneral Gramafoni”. Filma me teme të asaj kohe si “Ëndrra për një karrige”, “Zevendesi i grave” etj.

Ai ka luajtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit. Në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *