Kishte qe prej vitit 2006 qe Australia nuk arrinte te kalonte grupin ne Boteror dhe e beri sonte! Ne fakt, eshte
hera e dyte ne historine e kesaj kombetareje qe kalon grupin (mori 6 pike) dhe hera e pare qe shenon nga nje
gol ne te tre ndeshjet e grupit…
Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin
1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj
në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.
Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë
flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej
më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.
The scenes in Australia at 3.30am.
The beauty of the World Cup.
— SPORTbible (@sportbible) November 30, 2022
Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me
shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në
festë të tijtë në minutën e 60-të.
Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e
grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin
ishte në vitin 2006.
Por, menjehere festa ka qene e jashtezakonshme ne Melburn dhe Sidney! Gjithe populli ka dale neper rruge
duke festuar dhe e kane djegur me flakadan e tymues. Nje arrijte e jashtezakonshme e nje kombetareje te
vogel por me zemer shume te madhe…
Scenes in @FedSquare after the #Socceroos goal! #FIFAWorldCup pic.twitter.com/CRZKqIvQak
— SBS Sport (@SBSSportau) November 30, 2022