Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.
Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.
Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të.
Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.
Përfaqësuesja e Tunizisë ka befasuar në ndeshjen e fundit të Grupit D duke mposhtur Francës me rezultat 1-0 në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Didier Deschamps kishte vendosur të ndryshonte thuajse gjithë skuadrën në një ndeshje të parëndësishme për Francën e kualifikuar tashmë, por kjo bëri që ata të pësojnë humbje nga Tunizia. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Tunizinë me konkrete në raste.
Tunizia në fakt gjeti edhe golin në minutën e tetë me anë të Nader Ghandri, por u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Franca ishte skuadër dukshëm më e mirë shkaku edhe i disa ndryshimeve, por vetëm Tunizia gjeti golin. Goli i vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 58-të me anë të Wahbi Khazri, i cili shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur individual dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Tunizia e sheh veten në pozitën e tretë me katër pikë dhe kështu eliminohet nga Kupa e Botës, ndërsa Franca kualifikohet nga vendi i parë me gjashtë pikë.