Futbollistet e Milanit qe shkuan ne kete Boteror ne Katar jane 7. Ne fakt, kane mbetur gjashte prej momentit kur sot Simon Kjaer dhe Danimarka e tij kane shkuar ne shtepi pasi jane eliminuar duke dale te fundit ne grup me vetem 1 pike ne 3 ndeshje pasi pesuan dy humbje.
Kjaer luajti vetem 60 minuta dhe me pas dy here ne stol per shkak te problemeve fizike. Kane kaluar deri tani me tej Theo Hernandez dhe Giroud me Francen, qe nuk luajten ne ndeshjen e fundit dhe qendruan ne stol ndaj Tunizise, por edhe Raffael Leao me Portugaline dhe Ballo Toure me Senegalin.
Dje erdhi edhe nje arritje per Sergino Dest, qe ka festuar fitoren e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për 1-0, e cila i lejoi amerikanët të hyjnë në 1/16 e Kupës së Botës. Me një postim në Instagram këto janë fjalët e tij: “Shumë krenar për këtë ekip. Shihemi raundin tjetër!”. Në ndeshjen e djeshme Desti spikati me asistimin ndaj Pulisic për golin e fitores!
Profili zyrtar i Botërorit FIFA ka postuar një video disa sekonda direkt nga tuneli i dhomave të zhveshjes së stadiumit Al-Thumama ku sapo kishte përfunduar ndeshja mes Iranit dhe SHBA-së, e fituar nga amerikanët 0-1.
Rezultati sanksionoi kalimin e raundit të Yankees dhe për ta festuar atë në tunel, ne shohim ish-legjendën e Milanit, sot president i Liberise, George Weah duke përqafuar djalin e tij Timothy, një futbollist amerikan dhe duke festuar hyrjen në raundin e 16-të.
Proud Dad moment 🥹🇺🇸@GeorgeWeahOff | #FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 29, 2022