Taulanti tregon këshillën që i ka dhënë Granitit për ndeshjen me Serbinë

Taulant Xhaka ka rrëfyer në mediat zvicerane se çfarë këshille i ka dhënë vëllait të tij para ndeshjes me Serbinë. Graniti pritet të luajë nga minuta e parë kundër Kombëtares që “i tm rroi” në Rusi në saj të festimit me shqiponjën.

“Të jem i sinqertë, nuk isha i lumtur kur u hodh shorti, për të kaluarën dhe të gjitha emocionet që kaluam. Kam folur me Granitin për një kohë të gjatë, shumë të gjatë.

I thashë se pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshje, nëse shënon, fiton apo humbet, vetëm ruaj qetësinë dhe luaj siç di ti.

Nuk është problemi me lojtarët serbë, por mënyra sesi pompohen ato. Mediat serbe do të tentojnë t’i nxehin sërish gja krat për të provokuar Granitin dhe Xherdanin. Duhet të jenë të përgatitur”, tha Taulanti.

Serbi-Zvicër do të jetë një ndeshje e zjarrtë që do të prodhojë më tepër sesa futbolli i luajtur. Nisur nga shqiponjat që fluturuan në Rusi, këtë herë pritet që serbët “të ha kmerren” ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Të dy këta lojtarë duhet të jenë gati për të duruar “sparkatat” dhe goditjet e forta në ndërhyrje që do t’u vijnë nga lojtarët e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *