Këngëtarja nga Fieri del foto me prindrit nga vila luksoze që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar të gjithë me dukjen e saj, ajo ka bere ndryshim ne pamje ku secilen here po zbukurohet me shume.

E gjithashtu po vishet edhe me shume stil duke u pelqyer nga ndjekesit. Ajo se fundmi eshte goxha aktive ne rrjete sociale e sidomos ne Tik Tok.

Rovena muaj më parë ka lajmëruar ndjekësit se së shpejti do të jetë banore e re e Kosovës. Ajo së bashku me prindërit e saj vizituan vendin ku Rovena së shpejti do të behët me shtëpi. Fytyra e këngëtares duket shumë e lumtur në prani të prindërve.

Rovena Stefa ka deklaruar disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës.

Ndërsa sot në një lidhje me Skype nga Prishtina për “ABC e Mëngjesit”, ajo vazhdoi ta mbështeste të njëjtën deklaratë, duke theksuar se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime.

“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *