Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur “i vetmuar” në aeroport pasi ka festuar festat e nëntorit jashtë Shqipërisë.
Menjëherë një foto e tij është shpërndarë në rrjet me mbishkrimet “Pas takimeve të rëndësishme për të hequr ‘Non Gratën’.” Kujtojmë se Berisha nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në asnjë organizim që është bërë për festat e flamurit.
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje PD e Berishës, pasi paratë do i kalojnë Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit është personi që do të marrë mbështetjen financiare prej rreth 105 milionë lekësh.
Kriza politike brenda selisë blu pritet të kthehet edhe në një vështirësi financiare. Kodi Zgjedhor parashikon se partitë marrin mbështetje financiare për fushatën elektorale, por në rastin e PD-së, kjo mbështetje nuk do të ekzistojë për zgjedhjet e 14 majit, për shkak të bojkotit të demokratëve në procesin e vitit 2019.
Fondet përllogariten në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit vendore, në të cilat PD-ja bojkotoi dhe tanimë vuan pasojën e radhës, atë të mosmbështetjes buxhetore. Kësisoj, paratë do të shkojnë direkt në arkën e Partisë Socialiste si forca politike e cila i fitoi të gjithë pushtetin vendor.
Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.