Rilindja e Arlind Ajetit… Thirrja e Kombëtares i solli fat

Arlind Ajeti është rikthyer në protagonist absolut gjatë ndeshjes së javës së 16-të në Serie C. Qendërmbrojtësi i Kombëtares duket që ka rigjetur motivimin e duhur që pas grumbullit të fundit nga Reja.

Pordenone nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në këtë takim. Dygolat e Ajetit nuk ishin të mjaftueshëm për ekipin kryesues së Serie C, në takimin e sotëm ndaj Pro Patria.

Sfida a u mbyll me shifrat 2-2 ku Ajeti hapi serinë e golave në minutën e 50 e më pas çdo gjë u barazuar vetëm 10 minuta më pas.SHIH VIDEON

Minutat e fundit folën për ekipin e Pordenone ku gjeti përsëri avantazhin me anë të Ajetit në të 84’, por festa nuk zgjati më shumë se 2 minut pasi miqtë barazuan përsëri.

Arlind Ajeti në fakt ka një karrierë tejet të cuditshme pasi sot duhej të ishte në një kampionat dhe ekip elitar, por për arsye të ndryshme karriera nuk shkoi sic pritej.

Por tani duket se ka “rilindur” dhe pse jo mund të jetë një alternativë e mirë për Shqipërinë, pavarësisht se luan ne Serie C, një ligë aspak e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *