Partizani ka luajtur sot në Turqi ndeshjen e parë miqësore mes atyre që ka planifikuar në mini-fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.SHIH VIDEON
Të kuqtë kanë luajtur sot me iranianët e Nasaji Mazandaran, duke u mposhtur me shifrat 3-1. Në një ndeshje ku trajneri Kolela provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, iranianët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.
Ndërkohë, goli i vetëm i ndeshjes për Partizanin do të vinte nga Skuka në minutën e 81-të pas një kundërsulmi dhe një ngatërrese të prapavijës së iranianëve.
PARTIZANI: Rexhepi, Menish, Saliu, Sota, Zekolli, Arapi, Murataj, Atanaskoski, Hoti, Cara, Mensah. U aktivizuan: A. Hoxha, Skuka, Rrapaj, Buxhelaj, Bitri, Havales, Hodo, Preka, Zuna
Nderkohe klubi i Kukësit vazhdon ndeshjet miqësore në fazën përgatitore që verilindorët po zhvillojnë në Durrës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit pas shkëputjes për shkak të Kupës së Botës.
Pak ditë pasi mundi 2-1 Dinamon, verilindorët kanë zhvilluar një tjetër takim ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë, duke fituar po me shifrat 2-1.