Muriqi gati për lëvizjen e karrierës, klubi i njohur i PL ofron 17 milionë paund për ta marrë që në janar

Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer me Majorkën. Falë tij skuadra spanjolle tashmë gjendet në mesin e tabelës së renditjes.

Me 8 golat e shënuar, vetëm 5 më pak nga Levandovski, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Pas Sevijës dhe Fullhemit, tashmë është Aston Vila ajo që shton prizrenasin në listën e dëshirave.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe ato angleze Unai Emeri, ish-trajneri i Arsenalit, pëlqen profilin e “piratit” dhe kërkon ta ketë në urdhërat e tij.

Aston Vila mësohet se ofron deri në 17 milionë paundë për të marrë shërbimet Muriqit. Megjithatë lojtari ndihet i lumtur në Majorka dhe vetë CEO i tyre e ka bërë të qartë se sulmuesi shqiptar do të qendrojë me ta për një kohë të gjatë.

Mallorca nuk dëshiron ta shesë për më pak se 38 milionë euro, aq sa ka edhe klauzolën dhe janë të bindur që mund ta mbajnë kosovarin deri në fund të sezonit e më pas ta shesin për të mbushur arkat.

Gjithsesi duket e vështirë që Muriqi të largohet kaq shpejt nga Mallorca, ku po luan rregullisht dhe është kthyer në një lojtar kyc për ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *