Milan, lamtumirë Leao? “Plani B dhe C tashmë gati. Maldini ka kryer gjithçka…”

Vazhdon të flitet për të ardhmen e Rafael Leaos. Milani është më optimist pas fjalëve të vetë sulmuesit, direkt nga grumbullimi i Portugalisë nga Botërori Katar 2022. Pasi të kthehet në Milanello, Leao mund të kthehet për të diskutuar personalisht për rinovimin e tij me Paolo Maldinin në janar.

Synimi i Milanit është ta blindoje atë të paktën deri në vitin 2026, me një kontratë shumë më të rëndë. Por situata është e gjitha në flukse sapuni dhe, duke pasur parasysh shifrat dhe premisat, nuk është aspak e lehtë për t’u zgjidhur. Sipas reporterit Enrico Camelio, i cili foli në kanalin Twitch të TVPlay, Milani tashmë ka një plan.

Sipas Camelio, Milani nuk do ta lërë veten te kapet e papergatitur! Klubi kuqezi e di mirë se marrëveshja e rinovimit me Leaon do të jetë e vështirë dhe për këtë arsye largimi i tij nuk mund të përjashtohet aspak.

Ja deklaratat: “Çeshtja e Leaos nuk është e lehtë. E di me siguri që edhe Milani ka gati planin B dhe planin C. Nëse vjen oferta e duhur, të paktën për 90-100 milionë euro, klubi do ta shesë. Dhe nëse Leao largohet nga Milani, me siguri do të vijë një zëvendësues i përshtatshëm, tashmë jam i mendimit se eshte zgjedhur gjithashtu”.

Kështu e ardhmja e Leaos duket se është e lidhur më shumë se çdo gjë tjetër me propozimet e ardhshme që mund të arrijnë në veshët e futbollistit dhe agjentit të tij. Përndryshe Milani mund të ketë gjithashtu dritën e gjelbër për një rinovim të vështirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *