Kampioni Evropës në MMA, Jurgen Çika tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se është kthyer nga Gjermania për të përfaqësuar Shqipërinë.
Ai u shpreh se nuk e përjetonte si duhet emocionin e boksit kur garonte për një shtet të huaj. Ai ka fituar vendin e parë në Athinë, në një konkurrim mes 40 shteteve, në sportin e arteve marciale të përziera.
Çika tha se Greqia dhe Gjermania e kanë kërkuar për stërvitje dhe nuk ka pranuar. Ndërkohë u shpreh se në të ardhmen e sheh veten si inxhinier kompjuterik, ndërsa sporti do të mbetet për t’u parë në varësi të mbështetjes.
“Është një ndjenjë tjetër kur bën me flamur shqiptar për një shtet tjetër dhe kur bën për shtetin tënd me flamurin tënd; është një ndjenjë komplet ndryshe dhe e di që përfaqëson Shqipërinë.
Dhe kur të prezantohesh si sportist nuk do thoshe nga Shqipëria, por nga Gjermania apo X vend tjetër,” – u shpreh Çika.
MMA është relativisht një sport i ri dhe jo shuëm i përhapur në vendin tonë, zakonisht ata që e ushtrojnë e kanë filluar dhe praktikuar atë jashtë.SHIH VIDEON