Duro: Ky Botëror ka shumë surpriza si kampionati yë, më ka habitur Uellsi

I ftuar i përditshëm në studion e emisionit “Qatar N’24”, trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, foli pas dueleve të ditës së sotme, teksa bëri një analizë për ato ç’ka këto ndeshje prodhuan në fushën e lojës.

Sipas teknikut kryeqytetas, ky Botëror ka pasur surpriza ndeshjes, teksa ka hequr një paralele edhe me kampionatin shqiptar. Ndërkohë ndër të tjera Duro deklaroi se Uellsi është kombëtarja me paraqitjen më të dobët pas Katarit.

“Ka pasur surpriza, por surpriza ndeshjesh, se duket qartë që kur vjen puna, në momente finale, kanë dalë skuadrat që nuk ka surpriza. Ato që janë paraqitur më mirë, skuadra që me emra bindin. Siç është edhe një kampionat. Edhe i yni ka surprizë që një skuadër nga fundi mund të fitojë ndaj një skuadre që është në pjesën e sipërme, por në fund farë kupën e marrin skuadra më të forta. Deri tani kanë dalë skuadrat që kam mendimin që e kanë fituar me meritë.

Uellsi? Çudi se Uellsi ka futbollistë në përbërje, lojtarë me emër. Por jam dakord që ka qenë një nga skuadra më të dobëta. Pas Katarit rendit Uellsin për atë që ka paraqitur në këto tre ndeshje.

Anglia është favorite, por ka pasur ndeshje me Iranin dhe Uellsin, skuadra jo shumë të forta. Me Senegalin patjetër është favorit, por Anglia është, edhe si organike, e ka fantastike.

Tani çdo skuadër që kalon në fazën me eliminim direkt, do të hyjë të japi 100. Në planin psikologjik është favorit Senegali se nuk ka çfarë të humbë, ndërsa në aspektin e skuadrës është Anglia a që ka shanse të mëdha të kalojë”, u shpreh Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *