Në këtë pauzë në kampionat, Milani po bën disa vlerësime në kuadër të pjesës së dytë të kampionatit, duke pasur parasysh edhe se merkato dimërore do të nisë pikërisht për një muaj.
Klubi kuqezi me siguri do të provoje te fuqizohet, me Hakim Ziyech që duket se është zgjedhur për të përforcuar sulmin e Stefano Piolit. Në këtë pikë bëhen të mundshme edhe disa lëvizje dalëse, duke qenë se disa do të kenë edhe më pak hapësirë se në muajt e parë.
Një nga te larguarit e mundshëm tani është Yacine Adli, qe nuk ka bindur në këtë fillim me Djallin. Në fakt, Corriere dello Sport raporton se ish-mesfushori i Bordeaux mund të jetë pjesë e atyre qe do te pershendesin…
Pioli i ka lartësuar gjithmonë cilësitë e tij, por fatkeqësisht lojtari i datelindjes 2000-ës nuk arriti të dilte ne pah dhe të bindte plotësisht trajnerin. Këtu në këtë pikë klubi i Milan vendos ta coje atë diku tjetër.
“Nëse ai do të donte të largohej në huazim për gjashtë muaj, Milani nuk do të kundërshtonte. Tani për tani, disa propozime kanë ardhur nga Seria A, por një zgjidhje e huaj nuk mund të përjashtohet”. Kështu raporton gazeta romane për transferimin e mundshëm të mesfushorit francez tashmë në muajin janar.
CdS shpjegon gjithashtu se së shpejti do të ketë kontakte me agjentin e tij për të vlerësuar situatën. Prandaj Adli mund të shkonte të luante diku për të fituar përvojë dhe për të fituar minuta, pasi me Milanin hapësirat për këtë vit duken vërtet të mbyllura. Vitin e ardhshëm francezi ndoshta do të kthehej më i gatshëm…