Besimi te Malick Thiaw po rritet pas ardhjes së tij gjatë verës nga Schalke 04 dhe do te jete keshtu nga tani e ne vazhdim! Nuk dihej shumë për Thiaw kur ai u bashkua në afatin kalimtar të verës nga skuadra e Bundesligës, por ai ishte lidhur me një lëvizje te kuqezinjtë në janarin e mëparshëm, duke treguar kështu se ai është një mbrojtës që reparti i skautizmit e ndiqte prej kohesh…
Calciomercato.com raporton se Thiaw po “rritet gjithnjë e më shumë” nën drejtimin e Stefano Pioli, pasi nuk është përdorur shumë në pjesën e parë të sezonit, megjithëse ai ka katër paraqitje në Serie A, duke përfshirë dy ndeshje si titullar (paraqitje pozitive te tij dhe pa gabime)
Futbollisti gjerman U21 u bashkua nga Schalke 04 për një tarifë prej vetëm 6 milionë euro dhe koha e tij e lojës do të rritet në pjesën e dytë të sezonit pasi Milani shpreson se ata kanë siguruar një tjetër pazar të stilit Kalulu që mund të jetë pjesë e mbrojtjes për të ardhmen.
Ne fakt, duke ditur gjendjen e Simon Kjaer, qe tashme do te marre pushimet te pakten per 10 dite perpara se me pas te niset drejt per ne Katar me kuqezinjte per mini-turneun, nga e premtja Pioli do te nise punen plotesuese me gjermanin.
Thiaw shihet nga Pioli si mbrojtesi me karakteristika qe te tjeret nuk i kane, si shtatlartesia qe e ndihmon ne lojen ne ajer por edhe fiziku i madh, qe e ben te pakalueshem ne kontakte fizike edhe pse mungon shpejtesia.