Paga e Tiemoue Bakayoko po rezulton të jetë një pengesë e madhe kur bëhet fjalë për nje largim qe ne janar per mesfushorin e huazuar nga Milani nga Chelsea me nje akord deri ne qershor te vitit 2023 (2 vjecar me te drejte blerje per 15 mln euro qe mund te kthehet ne detyrim ne baze te aktivizimit)
Siç është raportuar nga Quotidiano Sportivo, mesfushori francez është krejtësisht jashtë planeve te trajnerit Stefano Piolit dhe edhe pse ai është ende në një huazim dy-vjeçar në klubin nga Chelsea, Milani dëshiron ta largoje ate per te liruar vendin…
Tani duket e pamundur që ai të largohet nga klubi në janar në një marrëveshje huazimi diku tjetër dhe kjo është kryesisht për shkak të pagës së tij shumë të lartë për ndonjë nga klubet e interesuara: flitet per 2.5 mln euro (gjysmen e paguan Chelsea)
Bakayoko është një lojtar që mund të jetë i dobishëm për skuadrat e tjera, por ai sheh aspektin ekonomik me shume se cfaredo gje tjeter. Do të ishte e dobishme për Milanin ta largonin per te kursyer edhe ne arkat e klubit, veçanërisht duke pasur parasysh se ai nuk do të kishte nevojë të zëvendësohej pasi eshte jashte planeve qe ne vere…
Sakaq, sa i perket Adli, ka nje interesim te fundit: Cremonese ka kerkuar te Milani huazimin e tij per gjashte muaj, duke ju shtuar keshtu Sampdorias dhe Torinos. Nderkohe, ka edhe interesime nga Ligue 1. Torino do te ishte me shume e interesuar por me te drejte blerje dhe jo si ndodhi me Pobega… Maldini ka refuzuar kete kusht!