Ambrosini nuk ka dyshime: Maldini-Pioli kanë hapur një cikël te Milani! Ju shpjegoj

Në një intervistë të gjatë për Tuttosport, ish-lojtari i AC Milan, Massimo Ambrosini, ka analizuar çështje të shumta te Milani, duke u fokusuar gjithashtu në menaxhimin e klubit dhe planet e rritjes.

Ish-kapiteni i kuqezinjve vlerësoi padyshim punën e jashtëzakonshme të Paolo Maldinit, i konsideruar thelbësor në projektin e rilindjes së Djallit: “Nuk është i rëndësishëm, është thelbësor! Sepse ai gjithmonë ka kombinuar profesionalizmin e dukshëm me një ambicie të natyrshme dhe njohjen e tij të vetes aq shumë në klubin qe ka perfaqesuar gjithmone.

Ka bere çmos qe kjo ambicie të bartet në ekip. Dhe bashkë me të edhe një ndjenjë përgjegjësie ndaj historisë që ka ky klub”. Më pas Ambrosini foli për trajnerin Stefano Pioli, duke shpjeguar se cilat cilësi vlerëson më shumë tek ai dhe si e ka përmirësuar skuadrën që nga ardhja e tij:

“Talenti i tij më i mirë? Aftësia me të cilën ai transferoi ndërgjegjësimin për forcën e skuadrës te lojtarët, fakti që nuk i dha askujt alibi, fakti që nuk qau kurrë përballë vështirësive në të kaluarën. Me të, skuadra ka qenë gjithmonë e guximshme, por asnjëherë mendjemadhe.”

Sipas komentatorit aktual Dazn, nuk ka dyshime se klubi kuqezi mund të hapë një cikël të ri fitues me këta protagonistë: “A mundet Milani të hapë një cikël? Sigurisht, edhe sepse Paolo dhe Stefano Pioli e kanë mbajtur gjithmonë lart shiritin e ambicies.

Për të krijuar një cikël ju duhet edhe planifikim dhe mentalitet serioz. Ky ekip është gati të garojë për më shumë vite, gjë që është themeli për të qëndruar në krye dhe per t’i bere gjerat ashtu si duhen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *