WC2022! Arbitri shkon të shohë a është gjăllë, lojtari i njohur e përjeton shumë keq eliminimin nga Botërori (video)

Moises Kaisedo e ka përjetuar shumë eliminimin e Kombëtares së tij nga Kupa e Botës. Ekuadorit i mjaftonte vetëm një barazim kundër Senegalit, por nuk ia doli dot të ndalte ekipin afrikan.

Kaisedo shënoi golin e barazimit të përkohshëm, por Kulibali i rrëmbeu kualifikimin vetëm tre minuta më vonë. Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, lojtari i Ekuadorit është shtrirë përtokë i shkatërruar, duke qendruar i palëvizur më shumë kohë.

Gjendja e tij ka shqetësuar edhe arbitrin, i cili shkon të kontrollojë nga afër nëse gjithçka është në rregull me të. Më pas pranë tij afrohen edhe shokët e ekipt, të cilët mundohen ta ngrenë nga fusha.

Por Kaisedon me zor e mbajnë këmbët, teksa lojtarët e tjerë të Ekuadorit përpiqen t’i japin forcë dhe të ndalojnë lotët e tij.

Ka marrë trajtën përfundimtare grupi i parë në Kupën e Botës. Holanda është ajo që e mbyll në krye Grupin A pas fitores së sotme 2-0 kundër Katarit.

Gakpo shënoi në minutën e 26, duke realizuar golin e tij të tretë në këtë Botëror. Në minutën e 49 ishte De Jongu ai që shënoi përsëri për Holandën, duke i shkaktuar kështu Katarit humbjen e tretë në po aq të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *