Kupa e Botës që po zhvillohet në Katar shfaqi Olivier Giroud dhe Theo Hernandez në formë të shkëlqyer, me qendërsulmuesin kuqezi duke ndjekur rekordin e të gjitha kohërave me fanellën e kampionëve të botës, ndërsa mbrojtësi i krahut po luan në një mënyrë të ndryshme nga koha kur vesh fanelen e Milanit.
Pioli vëzhgon me kujdes dhe mban shënime, sepse disa gjëra që po shihen në zhvillimin e lojës së ekipit të Deschamps mund dhe duhet të jenë elementë reflektimi për atë që do të jetë nga janari e në vazhdim. Ndryshimi i vitit të kaluar ishte që të sillte Theon për të luajtur më shumë brenda fushës dhe për të përfituar nga vrapimi i tij në linjat e brendshme, gjithashtu me synimin për të zbrazur krahun për të lejuar që Leao të mund të dilte një kunder një.
Fakti i fushës: kur Rafa nuk luante perpara Theos, ky i fundit sulmoi ndryshe krahun, duke shkuar për të marrë fundoren dhe të gjithë vijën e vrapimit. Gjetja e një ekuilibri mes nevojave të Leaos dhe Theos, për të pasur gjithashtu zgjidhje të ndryshme dhe për të mos humbur krosimet e 19-shit, do të jetë një nga pikat ku Pioli mund të rihapë laboratorin e tij.
Pikerisht Theo, ai futbollist qe sot ka 6 asist ne 9 ndeshje me Francen dhe eshte bere tashme kryesor. Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, para dy ditesh foli qarte kur u pyet per Theo Hernandez: “Theo është i çmendur, një lojtar i madh. Unë sinqerisht shikoj rreth meje dhe nuk shoh shumë si ai në botë, ne rolin e tij.
Theo ka vrap, fizik, kembe te mira, di te beje shume gjera ne fushe. Ai eshte nje nga te paktet qe shoh me ato karakteristika. E ardhmja e tij? Vertet e di se ku do të jetë Theo pas pesë vitesh, por unë jam kurioz të di. Dua të shoh me kë do të luajë. Natyrisht, shpresoj që ai të jetë ende me ne”
Theo Hernandez ka krijuar 9 raste në dy ndeshje në Kupën e Botës në Katar, ose 4.5 për lojë. Mbrojtësi i fundit që krijoi një numër kaq të lartë ishte Darijo Srna (Kroaci) në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, i cili krijoi 10 në tre ndeshje. Rekordi për një mbrojtës daton në edicionin e vitit 1966: 13 për Francisco Arce (Paraguaj) me 4.3 për lojë. Të dhënat e raportuara nga Opta!