“Surprizat” e motit për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë ashtu sic eshte paralajmeruar prej dites nga sinoptikantet tane.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek.

Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 7°C, në zona e ulëta -1 deri 15°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 15°C

Me pak fjalë nga nesër e në vijim hymë tamam në stinën e dimrit, ku temperaturat e ulta janë mëse normale për këtë periudhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *