Neymar ngacmon të fejuarën e reperit shqiptar, ai i jep fund fejesës?

Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbenita Ismajli. Por gjatë këtij trendi modelja ka zbuluar se futbollisti i famshëm i ka shkruar në Instagram duke publikuar edhe mesazhin.

Bëhet fjalë për një fytyrë me zemra (emoji), të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se Arbenita nuk i ka kthyer mesazh futbollistit. Megjthatë kaq tregohet në postim.

Futbollisti dhe modelja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, por ajo çfarë bën habi është se edhe bashkëshorti i saj Fero nuk e ndjek më Arbenitën dhe e anasjellta.

Vlen të theksojmë se prej disa kohësh dyshja nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Teksa ishte i ftuar në emisonin “Më lër të flas”, kur u pyet rreth martesës së tij, Fero u shpreh se gjërat janë mirë, pa e zgjatur më tej këtë temë, sipas Albeu.com

Modelja Arbenita Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente me të bijën, Nina. Së fundmi, modelja ka publikuar një foto të veçantë ku shfaqet me të bijën e shtrirë në krevat. Të dyja shihen të shtrira në mënyrë të shkujdesur, teksa duket se flenë identik njësoj.

“Si e ëma dhe e bija”, ka shkruar Arbenita krahas fotos së ëmbël. Kujtojmë që modelja dhe Fero u bënë prindër të Ninës një prill të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *