Gazetari dhe realizuesi i ciklit “Gjurme Shqiptare” në Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim te veçantë mirënjohje nga Komuna e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut.
Ceremonia ka qenë pjesë e festimeve të organizuara me rastin e 28 nëntorit në këtë komunë të jetuar plotësisht nga shqiptarët.SHIH VIDEON
“Ndaj shpesh e kam thënë se është koha që të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mbështesim më shumë njëri-tjetrin, të jemi më afër me njëri-tjetrin.
Te ndjejmë shqiptarizëm jo thjesht në një datë të shënuar, por ta ndjejmë çdo ditë të vitit. Sot ne duhet të bëjmë vetëm një gjë, të punojmë të gjithë bashkë për këto troje.”– u shpreh Marin Mema.
Marin Mema është një nga gazetarët më të dashur për shqiptarët. Tematikat që ka prekur ai në emisionet e tij në Top Channel e kanë afruar shumë më njërezit dhe për shumëkush e ndjen veten të përfaqësuar prej tij.
Së fundmi ai u angazhua edhe në mbledhjen e donacioneve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Por si çdo njeri, ai ka pasionet e tij. Shpesh herë shkon edhe në stadium, madje jo në zonën e përcaktuar për gazetarët.