Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar tre ish-konkurrentët e “Përputhen +40”, Gilberta, Luljeta dhe Çimi. Së fundmi ata kanë ndarë postime në rrjetet sociale, duke vërtetuar se kanë krijuar një miqësi të veçantë.
Adrenalina e grupit, siç ata vetë e quajtën Luljetën, nisi të këndonte live në studio këngën “mamica” dhe në një moment hoqi xhupin.
Në entuziazëm e sipër me batutë tha se mund të zhvishej edhe më tepër, por Bieta iu afrua për ta ndaluar. “Vishu Luljeta se është bërë ftohtë”, i tha Bieta me të qeshur.SHIH VIDEON
Luljeta Nallbani është një zonjë pa komplekse dhe pavarësisht moshës, bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive.
Në hyrjen e saj, bëri disa ushtrime squats me opinionisten Elona Duro dhe iu përgjigj disa prej pyetjeve të saj “E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën. S’jam tek lekët. Dua udhëtime se më pëlqejnë”, u shpreh Luli.
Luli tashmë është kthyer në një personazh më vete në rrjetet sociale dhe shpeshherë ngjall debate dhe diskutime të shumta me deklaratat e saj.